Situata me reshjet, vonesa në 13 fluturime në aeroportin e Rinasit

TIRANË – Kushtet e sotme meteorologjike me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë shkaktuar edhe vonesa nga 1 – 5 orë në 13 fluturime ajrore nga Rinasi drejt destinacioneve Italiane dhe Frankfurtit (Gjermani) edhe anasjelltas. Vonesat kanë qenë në nisjet nga aeroporti “Nënë Tereza” por edhe në mbërritjet në këtë aeroport siç mund të shikoni edhe mëposhtë në tabelën e Shqiptarja.com. Përkatësisht vonesat në nisje nga Rinasi kanë qenë në fluturimet drejt Bergamos me 1 orë e 30 min vonesë, Pizës me 1 orë vonesë, Perugias 1 orë, Frankfurt 1 orë e 20 minuta vonesë, Torino 2 orë vonesë, Milano 1 orë e 30 minuta vonesë dhe Rinas- Bolonjë me 5 orë vonesë. Vonesa kanë pasur edhe disa fluturime mbërritëse nga Italia në Rinas, fluturimi nga Bolonja drejt aeroportit Nënë Tereza, nisja me 4 orë vonesë nga ora e parashikuar, nga Milano me 1 orë vonesë, nga Rimini rreth 1 orë vonesë, nga Perugia dhe Pisa 30 minuta vonesë, nga Bergamo drejt Shqipërisë 50 minuta vonesë. Bllokimi i autostradës Tiranë- Durrës tek mbikalimi i Rinasit ka bërë që edhe shumë udhëtar që do të udhëtonin me aeroplan të mbërrijnë në vonesë në aeroport, por nuk ka raportime për momentin për qytetarë që mund të kenë humbur udhëtimin.

Artikulli paraprakVODHI 3180 EURO NE DYQANIN E MISHIT,ARRESTOHET I MITURI
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, MBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE CIVILE I QARKUT SHKODER