
Ka vijuar edhe në ditën e dytë protesta e banorëve të fshatit Baks-Rrjoll. Ata janë përplasur me policinë, të cilët janë thirrur në ndihmë nga kompania që ka nisur ndërtimin e resortit. Ata ripërsërisin sërish ashtu si një ditë më parë se dokumentet e firmës janë të falsifikuara dhe se banorët janë pronarët e ligjshëm të këtij trualli që nga viti 1920 dhe kanë dokumenta pronësie. Ata thonë se toka e të parëve të tyre është përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga një person i cili nuk ka jetuar asnjëherë në këtë zonë dhe nuk ka asnjë lidhje me këto prona, i cili me pas ka bere marreveshje me firmen.
Banorët janë shprehur se në lidhje me këtë situatë do i drejtohen SPAK pasi pretendojnë se po u vidhet prona.
Resorti u miratua thuajse një muaj më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Urbanistik të Territorit, ku do të ndërtohet një kompleks me vila dhe resort për pushuesit në këtë zonë, në afërsi të Ranës së Hedhun, mes Shkodrës dhe Lezhës.