Parlamenti Rinor i Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Rrugore, organizuan në afërsi të ish-5 Heronjve një aksion sensibilizues për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Dhjetra anëtarë të këtij parlamenti rinor bënë të mundur që për minuta me radhë të bashkëveprojnë shumë mirë me kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit.

Për anëtarët e parlamentot rinor, të rinjtë duhet të jenë një shembull i mirë për respektimin e rregullave të qarkullimit.

Rregullat e qarkullimit, në jo pak raste nuk respektohen, sidomos nga automjetet. Në këtë mënyrë krijohet trafik i madh në rrugët e qytetit të Shkodrës, por edhe një rrezik potencial për aksidente të ndryshme.

Aktivitete të tilla shërbejnë për sensibilizimin e popullatës.

 

Artikulli paraprakDALIN FITUESIT E SKEMËS SË SUBVENCIONEVE
Artikulli tjetërPD-JA NXJERR DËSHMITARIN “X”/ ALBERT VELIU: AGRON XHAFËS I KËRKOVA TË BËJA NJË RRUGË DROGE, E VURA NË PROVË