Qendra e Informimit e BE-së Shkoder kanë zhvilluar një fushatë sensibilizuese për promovimin e të Drejtave të Fëmijëve dhe të Drejtave të Njeriut duke lançuar konkursin e pikturës “Respekto të drejtat e mia” me nxënësit e shkollave 9 vjeçare. Gjate ketij takimi kane qene edhe drejtues te sherbimit social te cilet kane vendosur theksin tek njohja e femijeve me te drejtat e tyre por edhe respektimin e tyre nga institucionet.

Nga ana tejter, perfaqesues te organizatave joqeveritare kane dhene alarmin, qe femijet perdoren per te lypur ne rruget e Shkodres. Ky konkurs rrit ndërgjgjësimin e të rinjve dhe promovimin e të drejtave të njeriut përmes artit dhe krijimtarisë. Kjo ekspozitë paraqet vizatime shumëngjyrëshe, postera dhe piktura që shprehin artin dhe vizionin e fëmijëve për të drejtat e tyre.

Puna e fëmijëve shpjegon mënyrën se si ato e shohin pabarazinë gjinore, mungesën e arsimimit, diskriminimin dhe çështjet e tjera në jetët e tyre të përditshme.

Artikulli paraprakRRUGA “DOKTOR XHAVIT BELI” E BRAKTISUR
Artikulli tjetërGJOKA: ME KAMZËN NJË NDESHJE E VËSHTIRË