
Këtë të martë, në festën e Shën Kollit, në fshatin Suka Dajç është përuruar rikonstruksioni I kishës së zonës. Restaurimi është bërë nga familja Agraja, të cilët nuk janë kursyer për rikonstruksionin e brendshëm dhe të jashtëm të kësaj kishe të degraduar ndër vite nga faktorë të ndryshëm. Një nga donatorët, Aleks Agraja tregon si lindi ideja për restaurimin e kishës.
Dhjetëra besimtarë morën pjesë në meshën e festës së Shën Kollit dhe restaurimit të kishës në fshatin Suka – Dajç, të rikonstruktuar nga familja Agraja që prej vitesh jetojnë në Amerikë, por asnjëherë nuk kanë harruar të kontribuojnë në vendlindjen e tyre


