Pas më shumë se tetë vitesh, në muzeun e kalasë së Drishtit është investuar për krijimin e dhomës së parë me objekte dhe veshje të tradicionale të zonës. Administrator I Njësisë Administrative Postribë Altin Shabaj tregon se ky investim u bë I mundur vetëm falë bashkëpunimit me organizata të Bashkimit Europian, pasi që prej vitit 2012 institucionet përgjegjëse nuk kishin ndërhyrë për hapjen e muzeut.

Administratori Shabaj jep më shumë detaje mbi investimin e bërë.

Ai ka gjithashtu një apel qoftë për banorët e zoëns që zotërojnë objekte apo veshje tradicionale të zonës së Drishit, apo edhe organizata që kanë në fokus turizmin dhe kulturën të bashkëpunojnë për t’I dhënë rëndësinë e duhur këtij muzeu.

Edhe pse përfundoi një fazë e restaurimit, muzeu në kalanë e Drishti nuk është akoma I hapur për turistët pasi vetëm një nga hapësirat shërben si muze. Administratori Shabaj bën të ditur se deri në fund të vitit, muzeu do të jetë I hapur për të gjithë vizitorët.