Resurset Arkeologjike dhe natyrore te Bashkise Vau Dejes, kane qene pjese e nje takimi mes perfaqesuesve te Bashkise Vau Dejes dhe ojf-ve te ndryshme ne bashkine Vau Dejes.
E pranishme ne kete takim ka qene arkeologia, Etleva Nallbani e cila eshte marre me evidentimin e ketyre resurseve te rendesisshme ne kete zone. Ajo eshte ndalur ne menyre te vecante ne vendbanimin e hershem te komanit. Kryetari i Bashkise Vau Dejes, gjate fjales se tij eshte shprehur se ky institucion do te jete gjithmone partner per investime dhe kthimin ne identitet te ketyre zonave. E veçantë për këtë bashki është ekzistenca e sipërfaqeve të konsiderueshme ujore, qe perben nje pasuri natyrore te vlerfshme per zonen,ku dominon liqeni i Vaut të Dejës, lumi Drin dhe lumi Gjadër. Zhvillimi i turizmit natyror gjithashtu është një mundësi e rritjes ekonomike të kësaj zone, pasi në liqenin e Vaut të Dejës gjenden disa pika te vecanta per trashegimine kulturore ndër më të vjetrat në Ballkan të cilat ende sot mbartin vlera historike dhe arkeologjike. Liqeni i Vaut të Dejës mund të kthehet gjithashtu në një burim të rëndësishëm turistik, në rast se rikthehet transporti për qëllime turistike nga Vau i Dejës deri në Koman.