
Në qytetin e Shkodrës vijon trajnimi për qytetarët, në kuadër të projektit të vënë në zbatim nga organizata “Resurset Natyrore në Zhvillim”.
50 të rinj e të reja që janë pjesë e këtij trajnimi morën pjesë duke u identifikuar për të vijuar më tej me fazën e dytë. Të pranishëm ishin nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe eksperti i pushtetit vendor Fatlum Nurja i cili foli për ligjin e ri të qeverisjes vendore dhe se si bashkia Shkodër duhet të bashkëveprojë me qytetarët edhe përmes buxhetit. Ky projekt financohet nga qeveria zviceriane dhe ka për qëllim institucionalizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrje, zhvillimin, përcaktimin e përparësive si dhe ofrim të shërbimeve me cilësi dhe transparencë.






