Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kryeministri Edi Rama ka orkestruar një skenar për të djegur selinë e Partisë Demokratike gjatë protestave, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga aferat korruptive.

Sipas tij, individë të ekstremit të majtë, të cilësuar si “çirakë të Ramës”, janë paguar me shuma prej 2500 eurosh për të kryer këtë akt vandal.

Megjithatë, plani dyshohet se ka dështuar pasi askush nuk u paraqit për të zbatuar urdhrat. Më tej, akuzohet se vetë policia ka inskenuar një sulm ndaj selisë blu për të manipuluar median dhe publikun, duke e paraqitur sikur agresioni erdhi nga vetë protestuesit.

Përballë pyetjeve të gazetarëve, të cilët ngritën shqetësimin se përfshirja e PD-së mund të dëmtojë kauzën e protestës për shkak të urrejtjes qytetare ndaj klasës së vjetër politike, Berisha i hodhi poshtë këto pretendime si “truke dhe manipulime”. Ai tha se e gjithë struktura e partisë, nga deputetët e deri te forumet rinore, mbetet në mbështetje të plotë dhe totale të protestave në të gjithë vendin, duke ftuar mediat të investigojnë rolin thelbësor të demokratëve në organizimet jashtë Tiranës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“SHQIPËRIA KA MË SHUMË POLICË TË PLAGOSUR SE PROTESTUES”, RAMA NXJERR SHIFRAT: SHUMË SHPEJT I SHIKONI ME FYTYRË HERONJTË E MASKUAR QË TERRORIZUAN SHQIPTARËT
Artikulli tjetërNË GJURMËT E FISHTËS, FSHATI HAP DYERT PËR VIZITORËT