REZULTATET E PRIMAREVE NË SHKODËR

Partia demokratike ka përmbyllur procesin e primareve në të gjithë vendin .
Në qarkun Shkodër pas numërimit ,më I votuari ka rezultuar deputeti Ramadan Likaj me 460 vota, I djekur nga Gentian Ndoj me 415 vota dhe Bardh Spahija me 395 vota.
Më pas lista vijon me Alfred Thekna me 337 vota, Lodovik Hasani me 302 vota , Ndoc Ashta me 289 vota, Arben Lushaj me 255 vota dhe Eugent Prendi me 248 vota. Deputetja aktuale Greta Bardeli ka marrë 214 duke qenë gruaja më e votuar e demokratëve në qarkun Shkodër , pasuar nga Age Qafa me 169 vota dhe kryetarja e pd Shkodër Eliona Shkrela me 161 vota .
Lista vijon me Tedi Koplikun që ka marrë 177 vota .
Ky rezultat është filtra e parë e partisë demokratike për listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit , cilat emra do të jenë në listat e mbylluar dhe kush do jetë pjesë e listës së hapur për deputet.

Procesi I primareve u përmbyll I qetë dhe pa problematika të shënuara ndërkoihë që në qarkun Shkodër votuan në total 4451 anëtarë dhe simpatizantë të partisë Demokratike .

Artikulli paraprakARRESTOHET 38-VJEÇARI, PËRNDIQTE NJË GRUA
Artikulli tjetërPRIMARET, GJIN GJONI MË I VOTUARI NË LEZHË