
Si futbollist është konsideruar ndër mbrojtësit më të mirë në botë.
Ish lojtari i Milanit, së fundi trajner i Feyenoordit, Jaap Stam ka dhënë dorëheqjen pas humbjes turpëruese kundër Ajax me shifrat e thella 4-0. Stam i dha fund një eksperience 5-mujore në stolin skuadrës legjendare në futbollin holandez.
Stam mori drejtimin e Feyenoordit gjatë verës së këtij viti, pas një eksperience mjaft të mirë 6-mujore te Zwolle. 47-vjeçari nuk arriti të njëjtat rezultate në skuadrën e re duke e mbyllur aventurën e tij në mes. Me Jaap Stam në stol, skuadra e Feyenoordit ka arritur të grumbullojë vetëm 14 pikë, 9 pikë larg zonës që të çon në Ligën e Kampionëve.






