Pas disa orësh qetësi pasi gjatë natës situata u duk se ishte vënë nën kontroll, zjarri është riaktivizuar sërish në zonën e Rrasit te Njesise Administrative Ungrej në Lezhë. Sipas njoftimit të strukturave të Mbrojtjes Civile të Bashkisë Lezhë, përballë situatës së krijuar, ka nisur ndërhyrja me forcat e ushtrisë, të cilat po veprojnë në terren për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së flakëve. Puna po vijon në zonën e Kodër Liqenit, ndërsa forcat janë angazhuar gjithashtu në luginën e Vomës, në fshatin Rras, ku zjarri ka krijuar vatra të reja dhe rrezikon përhapjen në sipërfaqe të tjera me bimësi.

Zjarri në këtë zonë është vijim i situatës së rëndë të krijuar disa ditë më parë, kur flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe shkaktuan dëme të shumta. Përveç sipërfaqeve pyjore dhe tokave bujqësore të djegura, zjarri i ditëve të kaluara ka shkaktuar dëme edhe në banesa. Forcat zjarrfikëse, strukturat e emergjencave dhe efektivët e ushtrisë vijojnë punën në terren për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Situata mbetet dinamike, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile po monitorojnë vazhdimisht vatrat e zjarrit dhe po koordinojnë ndërhyrjen në zonat e prekura.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak43 VATRA BRENDA 24 ORËVE/ MINISTRIA E MBROJTJES JEP PËRDITËSIMET MBI SITUATËN: 11 MBETEN AKTIVE, JA QARQET E PREKURA
Artikulli tjetërPAGAT E DREJTËSISË/ BALLA: KOMPETENCA PËR T’I CAKTUAR I TAKON VETËM KUVENDIT, PR.LIGJI KALON PËR MIRATIM MË 17 SHTATOR