Riatdhesohen 52 shqiptarë pa letra nga vendet e Beneluksit

Vazhdon kthimi i shqiptarëve nga vendet e Bashkimit Europian, që qëndronin pa dokumente pas thyerjes së rregullave të lëvizjes së lirë. Pas një operacioni të organizuar nga Belgjika në koordinim me Frontex sot janë riatdhesuar 52 shqiptarë të cilët qëndronin me dokumente të parregullta në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg. Në muajt e fundit është ulur numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE, ndërsa vazhdon kthimi i atyre që kanë thyer rregullat e qëndrimit në Union.