Deputeti i PD, Ervin Salianji e ka konsideruar të turpshme hyrjen në seancën e Kuvendit të deputetëve të PS teksa Grupi Parlamentar i opozitës po zhvillonte një mbledhje.

Në fjalën e tij të shkurtër në foltore Salianji ka akuzuar qeverinë, kryetaren e Parlamentit se po tentojnë të pengojnë opozitën të flasë. Ai i ka kërkuar Lindita Nikollës që të ndërpritet seanca për 1 orë që PD të vazhdojë mbledhjen.

“ Ne nuk mund t’ju japim ju taktikën parlamentare dhe keni hyrë në mënyrë të turpshme dhe sallën e Kuvendit. Ose na jepni mundësinë të vazhdojmë mbledhjen këtu ose na jepni kohë të shkojmë në selinë e PD të vazhdojmë mbledhjen. Çdo shqiptar ndihet i fyer se kryetarja e re e Kuvendit që mund të kishte një tjetër sjellje të bëjë të mundur realizimin e një kërkese minimale. Nuk mund të bëhet debat dhe qeveria të përpiqet të kërkojë kohë. Kemi që në orën 10 që kërkojmë kohë që opozita të flasë. Opozita ka vetëm fjalën. Kryeministri po përdor të gjithë instrumentat më të turpshme për të penguar një të drejtë legjitime të opozitës.”- tha Salianji.