210 subjektet e licencuara për peshkim në hapësirën ujore të Liqenit të Shkodrës kanë rinisur zyrtarisht punën pas ngricave që përfshinë të gjithë qarkun.

Sipas Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në këtë liqen ngricat kanë shfaqur probleme në ecurinë e peshkimit, por edhe mjetet motorike. Këtë vit i është dorëzuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Administrimit të ujërave një plan menaxhimi për organizimin e peshkimit dhe ruajtjen e resurseve në liqen. Ngricat që përfshinë pjesën më të madhe të Liqenit të Shkodrës pak ditë më parë pezulluan peshkimin në liqen.

Aktualisht, gjuetia e peshkut ka rinisur, ndërsa Organizata e Menaxhimit të Peshkimit po punon për licencimin e subjekteve të interesuara.

Artikulli paraprakVUKATANË – GUR I ZI, 2 KM RRUGË DREJT SHKATËRRIMIT
Artikulli tjetërDRANGU: NË QËRSHOR PËRFUNDON DËMSHPËRBLIMI