Është hapur këtë të hënë sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Sic ishte parashikuar seanca zgjati rreth 30 minuta.

Në fjalën e tij të hapjes pasi prezantoi kalendarin e punimeve, kryetari i kuvendit Ilir Meta u shpreh se gjatë këtij sesioni duhet të bëhet një shkundje e thellë e sistemit të drejtësisë, duke përmbushur me sukses reformën në drejtësi, me anë të konsensusit.Meta theksoi se reforma në drejtësi duhet të jetë prioriteti i këtij sesioni parlamentar. Në këtë seancë të parë u vu re mungesa e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që deputetët e opozitës ishin të pranishëm në sallë. Në emër të grupit parlamentar të demokratëve, Edi Paloka, artikuloi qëllimet politike që fsheh pas investimi i Kryeministrit Rama në reformën në drejtësi.Sipas tij Rama e ka treguar edhe pa i pasur kompetencat që kërkon të marrë presionin ndaj drejtësisë, me kërcënim të gjyqtarëve me prerje këmbësh siç tha ai.

 

Artikulli paraprakFRANCE, ORTEKU VRET 5 USHTARE
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON 2-0 MIQËSOREN ME DEÇIÇIN