Pas pesë vitesh mbyllje për shkak të rikonstruksionit, shoqëruar me frikën publike për fatin e tij dhe disa inaugurimeve që nuk u finalizuan, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të hapet këtë muaj më 15 shtator me një program të pasur artistik.

Ministrja e Kulturës, Elva Maragriti, duke pranuar zvarritjen e inaugurimit, tha se “përpos gjithë kritikave që na janë bërë për inaugurime të shpeshta të kësaj hapësire, kanë qenë vështirësitë si tërmeti e pandemia që na kanë kushtëzuar, për këtë arsye, jam e lumtur që sot ndaj me ju me kënaqësi lajmin që do të kemi bashkë me ne Ermonela Jahon dhe Placido Domingon në ditën e inaugurimit”.
Rikonstruksioni i nisur në janar 2017 e zhvendosi aktivitetin jashtë godinës. Rihapja, parashesh një ceremoni me kryeministrin në inaugurim dhe për herë të parë pas pandemisë edhe me spektatorë, që pritet të shkojnë deri në 60 përqind të kapacitetit të sallës.

Zana Çela, drejtore e Operës tha se “sot pas pesë viteve ne shpallim përpara jush faktin që duke filluar nga data 15 shtator, nis një seri aktivitetesh që do të celebrojnë inaugurimin e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe do të nisin rihapjen e tij”. Ceremonia përmbledh momentet kulmore të Operas duke sjellë edhe premierën më të fundit të Angjelin Preljocajt tha Çela prej vitesh në krye të institucionit. Një pyetje për fundin e mandatit të saj u pa si devijim nga tema e konferencës.

Margariti u shpreh se “nuk mendoj që është ky momenti, jemi në kulmin e një momenti problematika që drejtoresha e ka çuar para. Kemi sfida të tjera përveç konkursit. Nuk i jemi përmbajtur burokracisë, sepse puna flet vetë”. Ndërsa Çela shtoi se “do të ishte mirë që lajmi i sotëm, meqë vij vetë nga gazetaria, më lejohet ta them, t’ia lëmë këtij lajmi të madh dhe duke nisur që nesër mund të merreni me të gjithë lajmet e tjera”. Për koncertet e datës 14-15 do të shiten bileta ndërsa kalendari i sezonit do të bëhet publik në vijim.

Artikulli paraprakZHVILLONIN LOJËRA FATI TË PALIGJSHME NË SHKODËR, ARRESTOHET PRONARI I LOKALIT DHE DY BASHKËPUNËTORËT E TIJ, NËN HETIM 9 TË TJERË
Artikulli tjetërMERKEL MBAN FJALIMIN E LAMTUMIRËS/ U KËRKON GJERMANËVE TË MBËSHTESIN PASARDHËSIN E SAJ: LASCHET ËSHTË KANDIDATI I AFTË PËR TË UDHËHEQUR VENDIN