Federatat sportive i kanë kërkuar qeverisë rikthimin e basteve sportive, ndonëse ato janë mbyllur që prej vitit 2018. Një pjesë e peticionit të federatave sportive është zbardhur, në të cilin thuhet se nuk kërkojnë rikthim të kazinove elektronike apo sallave të bingos. Ata propozojnë që të operojnë në treg vetëm operatorë ekonomikë të certifikuar, si edhe të vendoset një moshë limit për personat që do lejohen.

“Nuk po propozojmë hapjen e gjithë gamës së lojërave të fatit që përfshin dhe kazinotë elektronike apo sallave të bingos. Propozimi ynë përfshin transparencë fiskale totale, baste sportive online të rregulluara me ligi. Operatorë ekonomikë të certifikuar dhe përfshirjen e operatorëve globalë seriozë, si dhe vendosjen e limitit të moshës apo të një kufiri maksimal monetar.

Sipas propozimit, kjo praktikë ndiqet në shumë vende të botës dhe kërkojnë që një pjesë e të ardhurave të shkojë për të mbështetur sportin dhe rininë.

Rikthimi i basteve është mbështetur edhe nga Komiteti Olimpik Shqiptar. Vetëm një ditë më parë, kreu i KOKSH Fidel Ylli, i kërkoi Kryeministrit Edi Rama rikthimin e tyre. Sipas Yllit, kompanitë e basteve po gëlojnë në ‘errësirë’, duke mos paguar taksa, s’kanë të punësuar dhe nuk japin para për shtetin.

Sipas peticionit vendimi për mbylljen e lojërave të fatit në dhjetor 2018 ka qenë i drejtë sepse në atë kohë kanë qenë të përhapura vend e pa vend. Por, bastet sportive vazhdojnë të jenë në informalitet dhe kjo ka bërë që të ardhurat nga kjo veprimtari, sipas tyre, t’i shkojnë krimit.

Artikulli paraprakE RRETHUAR NGA RUSËT, UKRAINA SHËNON SOT DITËN E PAVARËSISË NGA BASHKIMI SOVJETIK
Artikulli tjetërQUMËSHTI I LOPËS NGA FERMERËT RRITET 40-50%, NËSE NUK DO MERREN MASA, PRODHIMI VENDAS NUK DO MBULOJË NEVOJAT E FABRIKAVE