MYFTINIA E SHKODRËS TRANSMETON TË PLOTË MATERIALIN PREJ 35 MINUTASH
Me këto fjalë do ta niste Hafiz Sabri Koçi fjalimin e tij në rihapjen e xhamisë së plumbit me 16 nëntor 1990 pas 23 viteve të ndalimit të fesë nga diktatura komuniste.

Myftnia e Shkodrës ka shfaqur të plotë për rreth 35 minuta ceremoninë e rihapjes në një mbrëmje me të ftuar. Në fjalën e rastit përshëndeti kryetari i komunitetit musliman Skënder Bruçaj.Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari tha se 16 nëntori i 1990-ës është një pikë kthese për lirinë e besimit.Një prej momenteve të vështira është ai i daljes së Hafiz Sabri Koçit pas përfundimit të ceremonisë.11 nëntori i 1990-ës që shënoi kremtimin e meshës në varrezat e Rrmajit dhe 16 nëntori 1990-ës rihapjen e xhamisë së plumbit i dhanë fund ateizmit 23-vjeçar në Shqipëri duke bërë që liria e besimit të nisë nga Shkodra për tu përhapur më pas në të gjithë Shqipërinë.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/cAehkIsmd3E?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]