
Kullat-shtëpi në katër rajone të vendit pritet t’i nënshtrohen një projekti rijetëzimi që synon të zgjerojë potencialin e turizmit kulturor dhe të trashëgimisë në vend.
Drejtori DRTK Shkodër Helidon Sokoli bëri të ditur detaje mbi këtë projekt të konceptuar, që fokusohet tek plani për rijetëzimin e kullave – shtëpi.
Në zonën veriore janë caktuar nga 4 kulla, ku në Shkodër pëfshihen kullat në Thethë dhe Këlmend
Rindërtimi i tyre luan një rol thelbësor në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e identitetit kombëtar, veçanërisht në zonat malore, ku këto tradita janë ende të gjalla.






