Reparti zjarrëfikës në bashkinë Malësi e Madhe do t’I nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori Besnik Hasaj I cili tregon se ndërhyrja ishte e domosdoshme ndërsa shton se përmirësimi I kushteve për 24 efektivët zjarrëfikës në këtë repart është prioritet.

I pyetur nëse do të ketë rritje të pagave për efektivët operacionalë, drejtori Hasaj thotë se ky ndryshim duhet të miratohet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave pasi bashkia Malësi e Madhe nuk I ka kapacitetet për një fond të tillë.

Përmirësimi I kushteve të këtij reparti është I domosdoshëm pasi prej vitesh nuk ishte ndërhyrë duke bërë që lagështira të përhapet në të gjithë repartin, ndërsa mungojnë edhe të tjera kushte për zjarrëfikësit

Artikulli paraprakSPAK KËRKON ARRESTIMIN, AVOKATI: ARBEN AHMETAJ ËSHTË NË ANGLI PRANË VAJZËS SË TIJ
Artikulli tjetërLEZHË, MUNGESË KAPACITETESH PËR ZJARRET