Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në qëndër të njesisë administrative të Hajmelit.

Një projekt, ambicioz dhe modern do të ndryshojë pamjen e këtij sheshi falë investimit të Bashkisë Vau Dejës. Ky projekt përfshin sistemimin e plotë të sheshit si dhe ndricimin e plotë të tij. Nga ana tjetër, edhe vetë banorët dhe përfaqësues të komunitetit, falenderojnë bashkinë për këtë investim madhor. 24 milion lek është vlera e investimit për këtë projekt që është në fazën e parë të tij, ndërkohe qe ky investim vjen fale buxhetit të Bashkisë Vau Dejës.