
Në Bleran ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Mark Sadiku”, një investim i shumëpritur që vjen pas më shumë se 26 vitesh harrese. Segmenti rreth 1 kilometër, që u shërben mbi 150 familjeve të zonës, po merr më në fund standardin e duhur të infrastrukturës…..sinkron
Punimet përfshijnë rehabilitimin e shtresave të rrugës, sistemimin dhe përmirësimin e qarkullimit për banorët që prej vitesh janë përballur me vështirësi në këtë aks…. Sink
Bashkia Shkodër thekson se vëmendja ndaj investimeve mbetet e shpërndarë në të gjithë territorin, jo vetëm në qytet, por edhe në çdo Njësi Administrative, ku nevojat për ndërhyrje kanë qenë të akumuluara prej shumë vitesh. Ky projekt shënon një tjetër hap përpara drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së cilësisë së jetës për banorët e kësaj zone.


