Hidrocentrali i Vaut të Dejës shumë shpejt do ti nënshtrohet nje ristrukturimi duke ndryshuar rrenjesisht menyren e punes me qellim minimizimin e fenomenit te permbytjeve qe preken qarkun Shkoder . 20 milion euro do te jete shifra e kredise qe vjen nga Banka Gjermane për Zhvillim dhe mendohet qe brenda këtij viti të ndërhyhet në portat e shkarkimit dhe në qendrën e monitorimit.

Qe nga venia ne funksion per here te pare Hidrocentrali i Vaut të Dejës, një prej veprave më të rëndësishme të sistemit energjitik ne territorin shqiptar asnjehere nuk I eshte nenshtruar nje rimodelimit te tille .Kjo është ndërhyrja e vetme që nga ndërtimi i HEC-it ne vitin 1970. NDERHYRJA PARANDALON RREZIKUN NGA PËRMBYTJET Drejtori i Fondeve për sigurinë e digave pranë KESH nenvizon se kjo ndërhyrje rrit sigurine ne kaskadën e Drinit.Ai shprehet se brenda 2015 projekti të filloje . Ndërhyrjet do të realizohen në portat e shkarkimit dhe ne qendren e monitorimit me qellim per te ulur rrezikun e përmbytjeve në zonën e nën-Shkodrës.Reabilitimi i portave të shkarkimit dhe të remontit në HEC-in e Vaut të Dejës që do krijojë mundësinë e menaxhimit të sigurt të prurjeve në lumin Drin. Si dhe ndërtimin e një qëndre kombëtare të kontrollit dhe monitorimit.Aktualisht po realizohen riparime në Hidrocentraline Komanit dhe Fierzëz me financim të Bankës Botërore dhe BERZH-it.

Artikulli paraprakPIRANI: INVALIDËT PO NDËSHKOHEN NGA OSHEE
Artikulli tjetërPENGMARRJE NË PARIS, 18 PERSONA NË NJË DYQAN