
“Nuk është më germadhë siç ka qenë,” – kështu shprehen banorët e pallatit të njohur si “pallati me hark” në sheshin “Isa Boletini”, ku po vijojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të godinës.
Sinkron
Ky projekt është një investim i përbashkët i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë dhe Bashkisë Shkodër, që synon të përmirësojë kushtet e jetesës së banorëve dhe të rrisë efiçencën energjetike të ndërtesës.
Punimet përfshijnë termoizolim të plotë, vendosjen e dritareve të reja, rregullimin e fasadës dhe krijimin e hapësirave më funksionale për komunitetin.
Për të garantuar përfundimin në kohë, punohet çdo ditë, edhe në fundjavë, me ritme të larta dhe kujdes për detajet.
Në bashkëpunim me OSHEE-në, po vendosen gjithashtu linjat elektrike nëntokësore, duke hequr rrjetin e kabllove nga fasadat dhe duke përmirësuar dukshëm pamjen e pallatit dhe të gjithë zonës përreth.
Një ndërhyrje që po i jep zonës “Isa Boletini” një pamje të re, më të pastër, më moderne dhe më dinjitoze .






