Shkolla e mesme ‘Kol Martini’ në Malësi të Madhe është drejt përfundimit të rikonstruksionit. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila shprehet se kjo shkollë është gati të hapë dyert në shtator dhe të mirëpresë nxënësit me kushte më të mira e moderne.

“Edhe shkolla e mesme e bashkuar “Kol Martini” në Shkrel të Malësisë së Madhe po përfundon rikonstruksionin e saj falë financimit të Programit Italo–Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (#IADSA) dhe këtë shtator mirëpret nxënësit e saj me kushte të reja e plotësisht moderne. Ardhtë i mbarë viti i ri shkollor dhe shumë suksese nxënësve e mësuesve”, shkruan Kushi.

Rikonstruksioni i shkollës “Kol Martini” është mundësuar falë financimit të Programit Italo–Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA).

 

Artikulli paraprakSITUATA E ZJARREVE NË VEND, MINISTRIA JEP INFORMACIONIN E DETAJUAR: NË DUKAT KA RREZIK PËR LLOGORANË, KA NISUR PUNA NGA AJRI! SITUATA KRITIKE EDHE NË KALIMASH
Artikulli tjetërSTUDIMI I OKB PËR KLIMËN: KOD I KUQ PËR NJERËZIMIN!