Masat ajrore nga veriu i Afrikës do të ri-aktivizohen sërish, duke diktuar kushtet e motit në vendin tonë. Sipas MeteoAlb, për pasojë paraditja do të vijojë në ndikimin e kthjellimeve, por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor edhe pse mundësia për reshje është shumë e ulët.

Parashikohet që mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat malore, ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 17°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta. Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.