Gjatë muajit shkurt mund të presim tri ditë me ngrica dhe do të kemi edhe pesë ditë me borë, kështu e ka dhënë parashikimin Qendra Kombëtare për Ndryshimet Klimatike të Institutit Hidrometeorologjik të shtetit. Është parashikuar që gjatë shkurtit, temperatura maksimale të arrijë intervalin prej 8 deri në 12 gradë celsius, e në vendet malore nga 1 deri në 5 gradë. Pritet që në vendet më të ulëta të kemi nga 7 deri në 13 ditë me temperatura të ftohta, dhe në viset malore nga 18 deri në 25 ditë të tilla.

Ditët më të ‘rrezikshme’ janë ato ditë kur temperaturat minimale të ajrit do të bien nën zero. Gjithashtu është vlerësuar se gjatë shkurtit do të kemi tri ditë me akull në rajonet më të ulëta, përderisa në viset malore do të ketë 7 deri në 14 ditë me ngrica të fuqishme.