Është zhvilluar sot protesta e radhës në Rrjoll. Banorët vijojnë kundërshtimin ndaj punimeve për ndërtimin e resortit. Gjatë protestës, disa prej banorëve tentuan të hynin brenda kantierit të ndërtimit.
Banorët deklarojnë se do të vijojnë protestat çdo ditë, deri në ndalimin e punimeve, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e situatës.
Në mbështetje të banorëve ishte edhe një shtetas gjerman, i cili tha se ka ardhur për t’i mbështetur në kauzën e tyre. Sipas tij, mënyra se si po merret prona nuk është normale.
Protesta pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa banorët shprehen të vendosur për të mos u tërhequr nga kërkesat e tyre.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHISTORIA E 5-VJEÇARES QË U VRA NË KËRKIM TË LIRISË
Artikulli tjetërPAS TRE MUAJSH SHI NË SHKODËR