Reshjet e borës janë rikthyer në zonat malore në veri të vendit .
Në aksin rrugor Bogë-Qafë Thore ka patur reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero. Mjetet borëpastruese ndodhen në terren për të mbajtur rrugën e hapur ndërsa për të gjithë drejtuesit e automjetete që udhëtojnë në këtë zonë , duhet të jenë të paisur me goma dimërore dhe me zingjirë .
Edhe në zonën e Këlmendit ka patur reshje dëbore ndonëse me intensitet më të ulët duke mos shkaktuar problematika për drejtuesit e automjeteve.
Edhe në bashkitë e Pukës dhe Fushëarrëzit reshte e dëborës vijojnë me intensitete mesatar ndërsa nuk raportohet për problematika . .
Autoritetet bëjnë apel që përgjatë segmentit rrugor Bardhet – Kryzi – Iballë duhet kujdes pasi poshtë borës ka shtresa akulli që e bëjnë të rrezikshëm qarkullimin e automjeteteve .
Pjesa tjetër e territorit është përfshirë nga reshjet e shiut ndërsa nuk raportohet për problematika

Artikulli paraprakVIJON PASTRIMI DHE SISTEMIMI I SHESHIT TEK “MAR LULA”
Artikulli tjetërBY-PASS-i SHKODËR, MUNGON MIRËMBAJTJA