Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut.

Pasditja sjellë shtim të vranësirave dhe pritet që në pjesën më të madhe të vendit të kemi shira të izoluar. Ndërkohë pritet që gjatë natës të ketë rrebeshe shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 25°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 6 ballë.