Rikthehen shpendët në Lagunat e Kune-Vainit

I ftohti dhe ngricat nuk kanë sjellë dëme në lagunat e Kune-Vainit në Lezhë. Rritja e temperaturave ka bërë që uji në këto rezervate të shkrijë duke rikthyer dhe shpendet e larguar në ditët e acarta. Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Lezhës Pjeter Toni thotë se gjatë gjithë këtyre ditëve është hedhur bazë ushqimore dhe kjo ka dhënë ndikim pozitiv për afrimin e shpendëve. Pjeter Toni: “Ju e shihni që pas ndërhyrjes tonë që i hodhëm bazë ushqimore,ka ndryshim të madh. Faktikisht ditën e parë të moratoriumit që bëmë për numërimin e shpendëve të ujit ishte numri shumë i ulët, ditën e dytë u rrit me 5 mijë krerë. Tani do vazhdojmë dhe javët e tjera që ta dimë numrin e saktë të shpendëve që të kthehen në numrin e mëparshëm kur kanë qënë mbi 80 mijë shpendë në lagunë”. Toni thotë se ngricat nuk kanë qenë aspak favorizuese as për peshqit brenda lagunës. Pjeter Toni: “Fati i mirë i peshkut është se është fundi i sezonit të peshkimit, pjesa më e madhe e prodhimit është e vjelë, normalisht edhe për peshkun nuk ka qënë favorizuese”. Uji në Lagunat e Kune-Vainit në Lezhë qëndroi i ngrire për më shumë se 1 javë nga temperaturat të cilat arriten disa grade nën zero, një situatë që në këtë zonë nuk ishte parë prej vitesh.

Artikulli paraprakARRESTOHET BABAI, DHUNOI E KREU VEPRA TË TURPSHME ME VAJZËN E MITUR
Artikulli tjetërPASURITË E ZYRTARËVE, “ANTIMAFIA” PËRFSHIN EDHE KORRUPSIONIN