Diell dhe vapë e madhe për një javë. Më pas rikthehet shiu dhe klima e freskët. Është java e fundit e gushtit dhe është ende shumë vapë, ndërsa do duhej të ishte freskët, duke qenë se po hyjmë në stinën e vjeshtës. Por gadishulli i Italisë, raporton Reppublica.it, është përfshirë nga një valë tjetër i të nxehtit afrikan. Piku i të nxehtit pritet nga e premtja deri në fundjavën e ardhshme, ku temperaturat mund të arrijnë deri në 34-35 gradë në zona të ndryshme të Italisë dhe rajonit, çka i tejkalon temperaturat normale të sezonit.

Sipas metereologëve bëhet fjalë për valën e fundit të të nxehtit të ciklonit afrikan që ndikoi gjithë rajonin gjatë fundit të muajit korrik dhe fillimit të gushtit.Në ndryshim nga korriku, që u konsiderua nga metereologët si muaji më i nxehtë në historinë e gjithë botës, gjatë natës klima do të jetë e freskët kjo dhe për shkak të gjatësisë më të madhe të natës, pozicionit më të ulët të diellit në horizont dhe orëve më të pakta të ekspozimit nga dielli. Në ditët e para të shtatorit, pritet të ndodhë kthimi zyrtarisht i vjeshtës për shkak të mbërritjes së masave ajrore të freskëta në pothuajse gjithë Europën.