NGJARJA ËSHTË REGJISTRUAR GJATË DITËS SË DJESHME NË FSHATIN SUKA-DAJÇ. Banesa e një të moshuari në Shkodër ka rënë pre e vjedhjes.

Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së djeshme në fshatin Suka-Dajç, ku persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e 67-vjeçarit me iniciale M. V. Policia e Shkodrës bën me dije se grabitësit kanë vjedhur në banesë 4500 Euro dhe 1 kompjuter lap-top i Markës “Samsung”. Nuk dihet nëse në momentin ne ngjarjes, i zoti i shtëpisë ishte apo jo në banesë. Ndërkohë blutë kanë nisur procedim penal pa autor, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTurqia bllokon FB, Twitter dhe Youtube
Artikulli tjetërFRD SHKODËR: MENDIM NDRYSHE PËR KOALICIONIN ME PS