Në fshatin Zhejë të Kurbinit është rikthyer një nga traditat më të bukura të zonës: dasma tradicionale. Me qëllimin ruatjen dhe promovimin zakoneve të hershme shqiptare, banorët e fshatit në bashkëpunim me shkollen 9-vjeçare organizuan një dasëm të veçantë, e realizuar me përpikëri dhe përkushtim.

Të veshur me kostume tradicionale, banorë të grupmoshave të ndryshme sollën një atmosferë autentike, duke risjellë në vëmendje mënyrën se si zhvilloheshin dikur dasmat në këtë krahinë. “Dasma e Zhejës”, siç u quajt skenari i organizuar, ishte një rikthim emocionues në kohë, ku muzika e çiftelisë shoqëronte këngët e gëzimit, njësoj si para më shumë se 100 vjetësh.

Drejtori Rajonal Arsimit Hasan Muça thotë se aktivitete të tilla janë mënyre më e mire e ruatjes së traditave dhe përçimi i tyre tek brezat.

Ku aktivitet i veçantë u ndoq me interes jo vetëm nga banorët vendas, por edhe nga vizitorë nga zona të tjera të Kurbinit dhe me gjere.

Artikulli paraprakSHKODRA PO ZBRAZET, 5,000 BANORË MË PAK NË 2 VITE
Artikulli tjetër“KOORDINATA”, SEKUESTROHEN 1400 BIMË KANABIS