Të shtunën, Operator ii Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u ndërpreu të gjithë lagjes “Liria” dritat, megjithatë, pas protestët së zhvilluar pranë zyrave të OSHEE në Urën Dervushbeg në Shkodër nga banorët e kësaj lagjeje, energjia u është rikthyer. Paraditen e së dielës, një ekip elekrtiçistësh të Operatorit të Shëpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë bërë të mundur rilidhjen e dritave. Banorët gjatë protestës kërcënuan se nëse energjia nuk do t’u rilidhej, atëherë do të detyroheshin të bllokonin rrugën ditën e hënë.

Megjithatë, edhe pse OSHEE ka bërë lidhjen e përgjithshme të energjisë në lagje, 10 familje nuk furznizohen pasi energjia u është shkëputur në sahate, për shkak se rezultojnë debitore. Familjarët kërkojnë rikthimin e energjisë edhe për ta.

Banorët e lagjes “Liria” rezultojnë në pjesën më të madhe debitorë, ndërsa kërkojnë një vëmendje më të madhe nga shteti.

Sipas tyre, pagesat e energjisë elektrike janë të papërballueshme për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Përderisa, i gjithë rrjeti i energjisë elektrike në këtë lagje është i amortizuar dhe kërkon investim rrënjësor, në mënyrë që problematikat e vazhdueshme të zgjidhen.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA BËRTHAMORE , PRESIDENTI IRANIAN: SHBA KA DËSHTUAR ME PAKTIN E 2105
Artikulli tjetërNGA 1 SHKURTI, TRE LËNDË NË GJASHTË ORË