Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë rikthehen për t’u luajtur më 17 janar. Vllaznia do të ketë ndeshjen e parë ndaj Bylisit në transfertë, sfidë në të cilën trajneri Mirel Josa thotë se kuqeblutë do të kërkojnë fitoren në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë kualifikimin në takimin e kthimit.

Lidhur me merkaton trajneri Josa thotë se ka dhënë sugjerimet e tij dhe do presë deri në fund ardhjen e ndonjë futbollisti shtesë. Nga ana tjetër Presidenti Alban Xhaferri e quan të kompletuar skuadrën.

Presidenti Xhaferri lidhur me mesfushorin Vulaj kërkon që trajneri Josa t’i japë më shumë hapësirë ndërsa Aralicën nuk mohon se janë në bisedime për ta larguar.

Vllaznia do të vijojë luftën në dy fronte, Kupë, trofe të cilëin e ka fituar dy herë rresht dhe në kampionat ku objektiv është titulli kampion ose minimalisht dalja në Kupat e Europës siç ka ndodhur në dy sezonet e fundit.

 

Artikulli paraprakBALA: TEK VLLAZNIA PËR TITULLIN KAMPION
Artikulli tjetërSINOPTIKANIA: SHI I DENDUR, ERË E FORTË DHE BORË NË VERI