Menduat se ia hodhët dimrit? Keni gabuar pasi i ftohti siberian do të rikthehet sërish në Shqipëri.

Sipas MeteoAlb, që sot do të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore do të ketë sërish reshje dëbore. Temperaturat e ajrit deri të enjten do të jenë relativisht të larta por që nga dita e premte si edhe fundjava do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre: zonat malore: minimalet -15 apo -16 dhe maksimale deri në -4 apo -5 gradë C, ndërsa bregdeti dhe zonat e ulëta; Minimalet nga -4 në 2 gradë C dhe maksimalet deri në 8 gradë C. Era do të fryjë mesatare në tokë, në det me shpejtësi 30 km/h, nga drejtimi Lindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.