Nje problem i vjeter per rruget e qytetit te Shkodres rikthehet serish ne vemendje.

Prishja ose vjedhja e kapakeve te pusetave. Gjendja me alarmante paraqitet ne lagjen e Kirasit prane ish zooteknikes.Banorët tregojnë rreziqet e mungesës së këtyre kapakëve dhe i kërkojnë pushtetit vendor të gjejë nje zgjidhje pasi ujrat e zeza shpesh dalin ne siperfaqe. Banoret theksojne ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizime ndoshta nuk ka burimet e mjaftueshme financiare për zëvendësimin e këtyre kapakëve pasi nje nga shkaqet e demtimit te tyre jane kamionet e tonazhit te larte qe kalojne neper kete zone te banueshme me te pakten 70 familje. Pamjet tregojne qarte, ujrat e zeza ndodhen fare prane banesave teksa gjate nates mund të ketë pasoja për lëvizjen normale të qytetarëve, sidomos të moshuarve dhe fëmijëve.