Pamja e memorialit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti në Lezhë do të jetë sërish madhështore edhe gjatë natës. Bashkia e Lezhës ka ndërhyrë për të rivendosur ndriçimin e dëmtuar dhe dalë jashtë funksioni prej shumë kohësh.Ndriçuesit përgjatë rrugicës hyrëse dhe në ambientet përreth memorialit ishin thyer, dëmtuar apo vjedhur, duke krijuar një atmosferë të zymtë për një nga simbolet më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Tashmë të gjithë ndriçuesit janë vendosur sërish, por për institucionin vendor kjo është vetëm një pjesë e punës, ruajtja e këtij aseti historik kërkon ndërgjegjësim dhe përgjegjësi nga secili qytetar.Paulin Zefi, përgjegjës i trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Lezhës, thekson se pamja e ndriçuar gjatë natës e bën memorialin më tërheqës për turistët dhe vizitorët që në këtë periudhë vinë edhe në mbremje pershkak të pamjes ndaj është e domosdoshme të ruhet në gjendje të mirë.

Memoriali i Skënderbeut mbetet një nga asetet më terheqes në Lezhë. Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, ai është vizituar nga 18 700 vizitorë dhe tendenca është në rritje për pjesën e mbetur të sezonit turistik.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakILIR PRODA VLERËSON POLICIN HERO ME CERTIFIKATË
Artikulli tjetërVIHET NËN KONTROLL ZJARRI NË MIRDITË