Rikthehet “Njollat e murrme” e Minush Jeros në Teatrin e Metropolit

Një version i dramës “Njollat e Murrme” të shkruar nga Minush Jero në vitin 1969 do të ngjitet nga një trupë aktorësh të rinj në Teatrin e Metropolit në Tiranë, këtë të mërkurë. Drejtoresha e Institucionit Jonida Beqo rrëfen për Report TV motivet e sjelljes dhe të përjetimit skenik të dramës së censuruar për mesazhet e saj në vitet në kohën e diktaturës komuniste. Minush Jero, autori i dramës “Njollat e Murrme” u dënua me burgosje dhe familja e tij u internua në vitet ‘70. Ende drama e tij përmban mesazhe që i përgjigjen aktualitetit shqiptar. “Njollat e Murrme” do të ngjitet në skenë nga Sonila Kapidani, Klodjana Keco, Shkelzen Berisha, Armela Demaj, Roerd Toce e Arben Bruci. Aktorja e re Klodjana Keco ka gjetur një pikë të fortë mbështetjeje për të sjell në mënyrë origjinale dy role; atë të mësuese Florës dhe rolin e Hetueses. Ndërsa regjisorja Sonila Kapidani tregon se cilat janë dimensionet aktuale të veprës “Njollat e Murrme” pas kësaj premiere do të ketë edhe në një komunikim më të zgjeruar me një publik të zgjedhur, kryesisht të rinj në Festivalin e Artit të Ndaluar. Ky festival do të mbahet më 15 dhjetor në BunkArt1. Në këtë mbrëmje do të të trajtohet gjerësisht figura dhe vepra e Minush Jeros.