Rikthehet bashkëpunimi mes Minës dhe Çelentanos Publikojnë këngën e parë “Amami Amami”

Kanë kaluar 18 vjet nga suksesi i albumit të tyre të parë e mbase askush nuk i priste sërish në projekte të reja muzikore, por Adriano Celentano dhe Mina befasuan të gjithë. Në muajin janar Celentano mbush 79 vjeç, ndërsa Mina në mars 77. Por duket sikur artistët nuk njohin moshë e sikur koha nuk ka kaluar për ta. Pak ditë më parë u publikua kënga e tyre e re e titulluar “Amami Amami”. Artistët italianë i këndojnë dashurisë së pastër mes mashkullit dhe femrës, që takohen me njëri tjetrin e ndihen mirë së bashku përtej racës, fesë apo ngjyrës. Zërat e Adriano Celentanos dhe Minës u bashkuan nën kompozimin e izraelitit Idan Raichel dhe tekstit të tij në bashkëpunim me Riccardo Sinigallia. Videoklipi i realizuar nga Gaetano Morbioli në Los Angeles, të mban mbërthyer nën ritmin e fizarmonikës duke pritur që dy artistët të shfaqen nga momenti në moment. Por për t’ju përshtatur sa më mirë tekstit klipi është përshtatur duke sjellë njerëz të etnive të ndryshme, ndërsa vet Celentano e Mina shfaqen vetëm për pak sekonda në smartphonin e një vajze. Por nuk do të jetë vetëm kjo këngë. Më datë 11 nëntor pritet të dal albumi i tyre më i ri,i titulluar “Le migliori” e do të përmbajë 12 këngë.