Shfaqje si keto mungonin ne Teatrin “Migjeni “ prej 20 vitesh, prandaj drejtorja Rita Gjeka e konsideron rikthimin e teatrit te kukullave pas dy dekadash nje feste.

Regjisori shkodran Eduard Dedaj me eksperience 40 vjecare ne kete zhaner, thote se vuante qe shkodra kishte nje mungese te tille sic eshte teatri i kukullave .

Aktorja me eksperience Drane Xhaji , po mban peshen e shfaqjes edhe pasi kjo ka nje domethenie te vecante shpirterore per te . Ditelindja e lulushes eshte e para qe vihet ne skene pas 20 vitesh mungese , ndersa premiera e saj do jete paraditen e 30 shtatorit.

Diten e pare do jene femijet e qendra komunitare qe operojne ne shkoder e ndersa me vone gjithe femijet jane te mireseardhur ne Teatrin e kukullave.