Reshjet e shiut të rëna këtë te diele në Shkoder kanë rikthyer edhe një herë një plagë të vjetër të qytetit, bllokimin e qarkullimit rrugor.Ne te gjitha akset problemet per levizjen e lire te automjeteve ishin te dukshme.

Gjendje me te veshtire paraqiste kryqezimi i Parruces, pasi eshte nje akset kryesore per hyrje-daljet nga qyteti. Një nga rrugët më me shumë qarkullim,ishte edhe rrethrrutollimi prane ish “5 heronjve” ku makinat qendronin te bllokuara. I gjithë vendi është përfshirë ditën e diele nga rreshje të dendura shiu të cilat mendohet te vijojne gjate gjithe javes se ardhshme teksa edhe punonjësit e policisë e kanë të pamundur lirimin e trafikut, pasi lirimi i një aksi nënkupton bllokimin e një tjetri.Nje nga arsyet e ketij bllokimi eshte edhe levizja e shumte e emigranteve te cilet po pergatiten te ikin ne vendet ku jetojne ndersa nje pengese jo e vogel në trafik i bashkangjiten edhe parkimet dyshe.