Vali Corleone, një nga personazhet më të komentuar në media është rikthyer pas një kohe të gjatë mungese. Vali ishte i ftuar në emisionin “N’Kosovë show”, ku foli edhe për koronavirusin.

Sipas Valit koronavirusi është prodhuar në laborator dhe është hedhur me drona.

“Koronavirusi është i prodhuar në një laborator privat, është lëshuar nga ajri me drona dhe është ngjitës. Disa njerëz mendojnë se e ka bërë Amerika, Kina apo Rusia. Asnjëra prej tyre s’e ka bërë, por i ka gjetur të papërgatitur.

Mendoj që koronavirusin e ka bërë mafia më e fuqishme në planet dhe më e pasura që është me rrënjë nga fshati Corleone. Mendoj që e ka bërë për t’u hakmarrë ndaj inteligjencës globale”, u shpreh Vali.