Vllaznia ka mposhtur Egnatian me rezultatin 1-0, në stadiumin “Loro Boriçi”. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Kallaku në minutën e 28-të, duke u dhuruar emocione të jashtëzakonshme tifozëve në stadium. Pas kësaj fitoreje, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini tha se të rëndësishme janë tre pikët, por edhe rikthimi i lojtarëve të dëmtuar.
Ndërkohë, pas humbjes me Vllaznisë, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova tha se kishin mungesa të mëdha ndaj kuqebluve, por sipas tij në këtë ndeshje ndikoi edhe arbitrimi.
Lojtari i ndeshjes u shpall Sherif Kallaku, i cili ishte ai që shënoi edhe golin e fitores për Vllazninë ndaj Egnatias, teksa në fjalët e tij u shpreh shumë i lumtur për këtë tre-pikësh.
Pas shumë kohësh, Vllaznia rikthehet me një lojë të bukur dhe rezultat të merituar, duke treguar se ka kapacitetet e duhura për titullin kampion.

Artikulli paraprakAKSIDENT RRUGOR NË AKSIN SHKODËR-KOPLIK
Artikulli tjetërKËRKESAT PËR AZIL NGA SHQIPTARËT NË BE RRITEN SËRISH NË TETOR, NIVELI MË I LARTË NGA JANARI