Me fonde nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës, po punohet tashmë edhe në rikualifikimin urban të blloqeve të banimit në lagjet e qytetit. Më së fundi, ka përfunduar rikualifikimi urban i bllokut të banimit në qendër të lagjes “Ndocej”.

Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të pallateve por edhe shtëpive private për të ndërhyrë në një zonë ku vëmendja ka munguar prej dhjetra vitesh. Pas risistemimit të kanalizimeve të ujrave të zeza, është punuar për kanalizimet e kullimit të ujrave të shiut, asfaltimin e krejt sipërfaqes për të përfunduar me sinjalistikën.

Përveç rikonstruksionit të rrugëve nga e para aty ku është përcaktuar si prioritet nga vetë banorët gjatë diskutimeve publike, vëmendje i kushtohet edhe ndërhyrjes në blloqe banimi me densitet të madh banorësh por edhe mjetesh.

Artikulli paraprakDROGË DHE ARMË SIMULUESE, KONTROLLE E ARRESTIME NË LEZHË
Artikulli tjetërSHKODËR, RIVENDOSET PLLAKATA, “MIGJENI” KTHEHET NË “SHTËPI”