25 vjetori i rihapjes se fesë që përkon me meshën e parë në Shqipëri në varrezat e Rrmajit do ta gjejë kompanjelin dhe kishën e këtyre varreve monumentale të restauruar. Punimet kanë nisur prej disa kohësh. Zëvendësministri i kulturës Zef Çuni thotë se është një projekt i ministrisë së kulturës.

Një restaurim do bëhet edhe për muret rrethuese në varrezat e Rrmajit ndërsa ky projekt kap shifrën e 75 milion lekëve të vjetra.Punimet thotë zëvendësministri i kulturës do të përfundojë përpara datës jubile të 11 nëntorit që shënjon 25 vjetorin e meshës së parë që nga viti 1967 kur diktatori Enver Hoxha do të ndalte fenë.Varrezat e Rrmajit në Shkodër janë një dëshmi e asaj se çfarë vuajtjesh patën shqiptarët gjatë regjimit monist duke mbajtur mbi supe një peshë të rëndë persekutimi e përndjekje të gjatë 45 vjeçare. Rikthimi i vëmendjes nuk është asgjë më shumë sesa një respekt ndaj atyre që u flijuan për fe e atdhe.

Artikulli paraprakDRANGU: DOSJET, PROCESI TEJET I VONUAR
Artikulli tjetër“SPARTITI PER SCUTARI”, ORKESTRA QË LUAN MUZIKË SHKODRANE