
Faza e parë e punimeve për rikulaifikikmin e zonës së Zdrales është drejt përfundimit.
Falë zbatimit të projektit për vitalizimin e lagjes historike të Zdrales e cila mbarte vlera të spikatura historike dhe arkitekturore është bërë e mundur tranformimi i plotë i kësaj zone
E degraduar për dekada të tëra nga ndërtimet pa kriter dhe mungesa infrastrukturës, Zdralja e mirënjohur edhe si zonë me aktivitet të gjerë tregtar, po ringjallet gradualisht drejt rilindjes së traditave më të bukura që ajo ka mbartur ndër vite.
Projekti për rivitalizimin e zdrales përbën një investim prej 2.5 miljon euro ku janë përfshirë punimet për restaurimin e fasadave, rrjetin nëntokësorë të ujrave të bardha dhe të zeza, si dhe rikonstruksioni i njësive tregtare.
Ndersa pritet që sëshpejti të nis fazae dytë për rikualifikimin e pjesës tjetër të Zdrale






