NË LAGJEN “RUS” MBIPOPULLOHEN PËRSËRI HAPËSIRAT PUBLIKE. A mund të quhet një dështim apo jo i policisë bashkiake për tregtarët e paligjshëm që zënë hapësirat publike.

Vendi më problematik lagja “Rus” në qytetin e Shkodrës është mbipopulluar sërish. Tregtarët, kryesisht që vijnë nga zonat e mbi Shkodrës kanë zbarkuar për të shitur produktet që ata vetë i prodhojnë. Kështu duke se aksionet e policisë Bashkia për lirimin e asaj pjesë duket se janë një aksion i pamundur. Pak ditë më parë policët e bashkisë e pastruan totalisht trotuarin në Rus. Nëndrejtori i policisë bashkiake Andi kadia në një farë mënyre pranoi vështirësinë dhe pamundësinë për lirimin e plotë dhe qëndrimin gjatë gjithë kohës në tregun e Rusit. Në një farë mënyre ky është një dorëzim publik i policëve bashkiak që të vetëm e kanë të pamundur të mundësojnë lirimin e hapësirave publike. Tregtarët e paligjshëm sërish kanë uzurpuar pjesët e trotuarave apo rrugëve. Tregtarët janë të jashtëligjshëm me aktivitetin e tyre që ushtrojnë çdo ditë por ndoshta janë të shfajësuar sepse mungojne tregjet për shitjen e këtyre prodhimeve ose pikat e grumbullimit. Kjo është arsyeja që situata vijon të jetë kaotike dhe problematike njëkohësisht. Këto tregtarë vijnë nga fshatrat dhe gjendja e tyre ekonomike nuk është aspak e mirë. Pjesa më e madhe jetojnë vetëm me këtë punë që bëjnë çdo dite mes shumë vështirësive. Trotuaret janë të zëna në mënyrë arbitrare ndërsa policia bashkia nuk ka si të jetë ndryshe veçse inekzistente. Tregtarët ngarkohen me tezga, karroca të improvizuara nga mënyrat më të çuditshme me kuti e lloje lloje çantash. Edhe pse janë paralajmëruar masa ndëshkuese tregtarët nuk janë bindur sepse ata e kanë të pamundur që të lënë familjet e tyre pa asnjë të ardhur financiare duke bërë që aksionet e policisë të dështojnë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/09AcLfbu-ck” frameborder=”0″ allowfullscreen ]